| Profili |
|
|
|
|
Mirësevini në faqen zyrtare të Organit Shqyrtues të Prokurimit - OSHP Organi Shqyrtues i Prokurimit punën e vet zyrtare e ka filluar me datë 01.08.2008. OSHP selinë e vet e ka në rrugën Garibaldi, në Prishtinë. OSHP përmes paneleve të veta shqyrtuese të cilat i cakton kryetari i OSHP-së, është përgjegjëse për zbatimin e procedurave ankimore për shqyrtimin e lëndëve të prokurimit sipas pjesës XIII të LPP-së dhe ka autoritet dhe përgjegjësi ligjore për këtë pjësë të ligjit. OSHP në bazë të një kërkese - ankese me shkrim të një Operatori Ekonomik ose Autoriteti Kontraktues, është i autorizuar që ta shqyrtojë atë kërkese - ose ankesë dhe konform afateve ligjore të nxjerrë një vendim me shkrim për mënyrën e vendsojes së asaj lënde, objekt i të cilës është shqyrtimi i prokurimit publik. Gjithashtu, OSHP ka autorizim dhe përgjegjesi që të rishikojë dhe vendos vlefshmërinë e cdo vendimi, veprimi, mase, interpretimi ose rregullimi të nxjerrë, të përdorur ose shapllur nga Agjensioni i Prokurimit Publik ose KRPP.
Kurse të gjitha vendimet dhe urdhërat e OSHP-së , të nxjerrura sipas nenit 95.2 të LPP-së mund të shqyrtohen nga një gjykatë (në Gjykatën Supreme të Kosovës) përmes padisë - sipas procedurës së konfliktit administrativ. Mirëpo dorëzimi, dërgimi, ose rezultati i kërkesës së OE për shqyrtim gjyqësor sipas nenit 114 të LPP-së nuk do te ketë ndikim të metutjeshem ne zbatimin e prokurimit perkates, me perjashtim te komepnzimit te demit ekonomik te paditesit. OSHP për punen e vet i raporton një herë në vit Kuvendit të Republikës së Kosovës, për mbarvajtjen e procedeurave të shqyrtimit të prokurimit publik, në përputhje me pjesën e XIII te LPP-së. Kuvendi i Republikës së Kosovës, sipas Ligjit pas kërkesë me shkrim nga Kryetari i OSHP-së mund të emëron një ose më shumë persona shtesë si anëtar të përkohshem (ad-hoc) të paneleve shqyrtues dhe ate vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me shtim të konsiderueshëm të rritjes së vëllimit të punëve-shtimit të numrit të lëndëve në PSH të OSHP-së . OSHP ka edhe administratën e shërbyesve civil, konform organogramit të OSHP-së të cilin e aprovon Kryetari i OSHP-së .
Hysni Hoxha
|



.jpg)
