Home Rreth OSHP-së Baza Ligjore
Baza Ligjore PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Rregullorja e punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe Paneleve Shqrytuese - Shkarko pdf_small_on

Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e rregullorës së punës së OSHP-së dhe paneleve shqyrtuese, Nr. 560/09 të datës 07.04.2009 Shkarko pdf_small_on

Propozim për ndryshim-plotësimet e "Rregullores së Punës së OSHP-së dhe Paneleve Shqyrtuese", Nr 560/09 të datës 07.04.2009 Shkarko pdf_small_on

Udhezim administrativ për shfrytëzimin e vetura të OSHP-së - Shkarko pdf_small_on

Vendim mbi ndryshimin e nenit 25.13 të Rregullorës së Punës së OSHP-së dhe Paneleve Shqyrtuese 104/10 të datës 25 Maj 2010  - Shkarko pdf_small_on


Qarkore Nr. 2009/01

Qëllimi

Me  qarkore 2009/01 ofrohen udhëzimet e nevojshme për  palët  e interesuar gjegjësisht operatoret ekonomik të cilët dëshirojnë të parashtrojnë ankesa pranë OSHP-së .
Kjo qarkore do të sigurojë  informata mbi afatin  ligjore për parashtrimin  e ankesës ,përmbajtjen e ankesës ,sigurimin e ankesës etj .

Ankesa mund të dorëzohet nga cilado palë e interesuar në çdo fazë të aktivitetit ose procedure të prokurimit dhe në lidhje me çfarëdo aktiviteti ose lëshimi të autoritetit kontraktues që supozohet të ketë bërë shkelje të këtij ligji .
 Ankesa nga palët e interesuar (operatoret ekonomik )mund të dorëzohet brenda afatit prej tetë (8) ditëve kalendarike ,pas datës së pranimit të njoftimit mbi dhënie e kontratës përkatës ose njoftimit mbi rezultatet e konkursit të projektimit dhe njoftimit të tenderuesit/kandidatit të eliminuar .Kjo periudhë tetë (8) ditore fillon në mesnatën e ditës kur bëhet publikim i njoftimit mbi dhënien e kontratës ( ne gazetat ditore  apo ne web. faqen e KRPP-së).

Nëse ankesa nuk dorëzohet brenda afatit ligjor të specifikuar sipas nenit 105.2 ,atëherë OSHP ankesën e tillë me vendim do ta refuzoj si jashtë afatit ligjor.


Ankesa duhet të përmbajë :

- Emrin ,adresën dhe informatat kontaktuese të  parashtruesit të ankesës ose të përfaqësuesit të autorizuar .
- Emrin e autoritetit përkatës kontraktues 
- Përmban një përshkrim specifik të arsyeshëm të aktiviteteve të prokurimit  apo punëve me koncesion.
- Bashkangjitur një njoftim për dhënie e kontratës ose të njoftimit mbi rezultatet e konkursit të projektimit
- Kopjen e njoftimi mbi tenderuesin e eliminuar
- Arsyetimin për atë se pse ankuesi është palë e interesuar siç është definuar sipas nenit  4 të LPP-së .
- Përshkrimin e rrethanave faktike që përbëjnë supozimet për shkelje e këtij ligji.
- Dispozitën ose dispozitat e këtij ligji apo ligjit mbi procedurën e dhënies me koncesion  që supozohet se janë shkelur.
- Përshkrimin se në ç’ mënyrë shkeljet e pretenduara kanë shkaktuar dëme apo kanoset ti shkaktojë dëmë material parashtruesit të ankesës.
- Përshkrimin e urdhëresës së kërkuar psh anulimin e vendimit të autoritetit kontraktues (ritender),përsëritjen e serishme te procesit të vlerësimit
(rivlerësimi ) etj .
- Nëse janë pohuar dëme dhe nëse po detajet dhe dëshmitë për dëmet e pësuara
- Nëse janë pohuar harxhimet e procedurës .

Nëse ankesa parashtrohet  gjatë fazës së tenderimit (dosjen e tenderit ) ajo duhet të përmbaja se paku këto elemente  :

-  Datën e publikimit të njoftimi të kontratës
- Kopjen e dosjes së tenderit
- Duhet të përmbajë një përshkrim të  qartë, se cilat specifikimet teknike  ose kriteret e përzgjedhjes në dosjen e tenderit konsiderohen diskriminuese nga ana parashtruesit  të ankesës .

Ankesa duhet te  jetë e qartë ,e shkurte si dhe të jetë e shkruar në gjuhet zyrtare të Republikës së Kosovës .

Parashtruesi i ankesës origjinalin e ankesës e dorëzon në OSHP dhe njëkohësisht do të ja dërgojë një kopje edhe autoriteti kontraktues .

OSHP pas pranimit të ankesës ,menjëherë do të shqyrtojë atë për t’u siguruar që ajo i plotësonë kushtet sipas nenit 106.1 .OSHP duhet të përfundojë shqyrtimin e ankesës brenda një (1) ditë pune pas pranimit të ankesës .

Nëse OSHP konstaton se ankesa nuk i plotëson kushtet sipas nenit 106.1,OSHP-ja menjëherë do të informojë parashtruesin e ankesës me shkrim ,përmes mjeteve më të shpejta të mundshme ,mbi karakterin e të metat që janë gjetur.
Nëse afati për parashtrimin e ankesës ka skaduar ose skadon për më shumë së dy (2)ditë pune ,parashtruesi i ankesës do të ketë në dispozicion dy ditë pune pas marrjes së njoftimit të tillë për të korrigjuar të metat e tilla  dhe për të ri parashtruar serishë ankesë.
Nëse afati për parashtrimin e ankesës akoma nuk ka skaduar dhe nuk skadon për më pak se dy(2) ditë pune ,parashtruesi i ankesës mundë të ri-parashtrojë ankesën në çdo kohë para skadimit të afatit për parashtrim .

Nëse parashtruesi i ankesës riparashtron ankesë më të meta ,OSHP-ja do të refuzojë ankesën me paragjykim se  parashtruesi i ankesës e humb të drejtën për parashtrimin e një ankese që parashtron çfarëdo pretendimi të bëre në ankesën e refuzuar.

Ankuesi pas dorëzimit të ankesës në OSHP duhet të depozitojnë një siguri brenda tri (3) ditëve të punës . Shuma e këtij sigurimi është e barabartë me pesë përqind (5%) të vlerës së kontratës publike ose konkursit të projektimit ,por jo më pak se 1000€ dhe jo më shumë se 5000€. Sigurim i ankesës mund të bëhet në formë të   garacionit  bankar apo te  çekut , vlefshmëria e tij duhet të jetë minimum 60 ditë kalendarike ,ndërsa maksimum 90 ditë kalendarike .

Nëse parashtruesi i ankesës nuk e depoziton shuma e plotë  të sigurimit në fjalë, brenda afatit kohor të specifikuar prej tri(3) ditëve  të punës ,atëherë OSHP do të refuzojë ankesën dhe parashtruesi i ankesës nuk mund të parashtrojë më ndonjë ankesë tjetër në të cilën përfshihet ndonjëri nga pretendimet e bëra në ankesën e refuzuar.


Qarkore Nr. 2009/02

Qëllimi

Me  qarkore 2009/02 ofrohen udhëzimet e nevojshme për  afatet kohore rreth  njoftimeve të autoriteteve kontraktues dhe operatorëve ekonomik në lidhje me aktet juridike të OSHP-së,ekspertizat , vendimet dhe urdhëresat si dhe aplikimin e sanksioneve penale ndaj të gjitha autoriteteve kontraktues që dështojnë në përmbushjen e obligimeve ligjore   .

Nëse OSHP konstaton se ankesa është parashtruar me kohë dhe e plotë ,Kryetari  i OSHP-ës menjëherë do të emëroj një ekspert shqyrtues për shqyrtimin e ankesës si dhe do të formojë një panel shqyrtues për të shqyrtuar pretendimet e bëra në ankesë.

I. Obligimet e ekspertit shqyrtues

Eksperti shqyrtues është i obliguar që të shqyrtojë terë  dokumentacionin e aktivitetit  të prokurimit të autoritetit kontraktues dhe shënimet përkatëse. Eksperti shqyrtues do të intervistojë nëse ai/ajo  e sheh të arsyeshme ose të nevojshme cilindo zyrtar ,nënpunës ose këshilltar të autoriteti kontraktues ose parashtruesin e ankesës .
Eksperti shqyrtues është i obliguar që në afat prej shtatë (7) ditësh kalendarike ta pajisë panelin shqyrtues dhe autoritetin kontraktues me një vlerësim me shkrim( raportin e  ekspertizës ) mbi aktivitetin e prokurimit dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të përfshira në ankesë .

II. Obligimet e Autoriteti kontraktues

Autoriteti kontraktues është i obliguar që sipas nenit 110.1 të LPP-së, në afat prej katër (4) ditëve kalendarike pas marrjes së vlerësimit të eksperti shqyrtues,ti dërgon ekspertit shqyrtues ,panelit shqyrtues dhe operatorit ekonomik i cili ka parashtruar ankesën, vendimin e autoritetit kontraktues në lidhje me pretendimet e ankuesit si dhe  ne lidhje me mendimin e ekspertit shqyrtues të dhënë në  raportin e ekspertizës .

Autoriteti kontraktues në vendimin  me shkrim duhet të bëjë vlerësim detal të  vlefshmërisë e secilës nga pretendimet e bëra në ankesë . Nëse autoriteti kontraktues në vendimin e tij bënë një vlerësim që ndryshon nga vlerësimi i eksperti shqyrtues, atëherë autoriteti kontraktues, në vendimin  e tij duhet ta bashkangjesë një deklaratë me shkrim në të cilën shpjegohen arsyet e këtij ndryshimi.
Nëse vendimi refuzon ose e mohon vlefshmërinë e tij ,autoriteti kontraktues  duhet të ja  bashkangjes një deklaratë me shkrim në të cilën shpjegohen arsyet për refuzimin ose mohimin e pretendimit të tillë.

Nëse autoriteti kontraktues në vendimin e tij konstaton se pretendimet e ankuesit janë të vlefshme ,ai brenda 5 ditëve kalendarike do të ndërmerr veprimin korrigjues të nevojshëm për të rregulluar aktiviteti e prokurimit. Autoriteti kontraktues mund të kërkojë këshilla nga Eksperti shqyrtues ,paneli shqyrtues ,parashtruesi i ankesës apo ndonjë operator ekonomik .
Për çdo korrigjim,autoriteti kontraktues duhet ta njoftojë panelin shqyrtues ,parashtruesin e ankesës dhe operatoret tjerë ekonomik për të gjitha korigjimet e
ndër marrura lidhur me aktivitetin e prokurimit .


Nëse autoriteti kontraktues nuk ia del të lëshojë vendimin e kërkuar apo lëshon një vendim  që e refuzon ose mohon vlefshmërinë e ndonjë deklarate, apo nuk ia del ta vlerësojë vlefshmërinë e ndonjë deklarate brenda katër(4) ditësh kalendarike,atëherë  ankuesi brenda tri (3)  ditësh kalendarike pasi ta ketë pranuar vendimin e tillë, apo pas skadimit të afatit kohor prej katër(4 )ditësh kalendarike pas njoftimit të Ekspertit shqyrtues, cilado që të ndodhë e para, mundet t`u paraqesë njoftim me shkrim Panelit Shqyrtues dhe autoritetit kontraktues ku identifikohen deklarimet, të cilat ankuesi ka ndërmend të vazhdojë procesin  para Panelit Shqyrtues.

Nëse autoriteti kontraktues lëshon ndonjë vendim që përcakton se ndonjë pohim i përfshirë në ankesë është i bazuar, mirëpo nuk ndërmerr veprimet e duhura korrigjuese brenda 4 ditësh kalendarike, atëherë ankuesi mundet që brenda tri(3)ditësh kalendarike nga skadimi i afatit të tillë kohor, të bëjë një njoftim me shkrim te Paneli Shqyrtues dhe autoriteti kontraktues në lidhje me mosveprimin, si dhe të kërkojë nga Paneli Shqyrtues ta rishikojë lëndën dhe t`i lëshojë një urdhër  autoritetit kontraktues për të bërë veprimet korrigjuese .

III. Afati ligjor për marrjen e vendimit nga Paneli Shqyrtues

Paneli shqyrtues e merr vendimin e tij përfundimtar me shkrim, së bashku me deklaratën me shkrim, mbi arsyet me të cilat është marrë një vendim i tillë dhe një urdhër që nevojitet për zbatimin  e vendimit të tillë,por jo me vonë se pesëmbëdhjetë(15) ditë kalendarike pas pranimit me shkrim nga parashtruesi i ankesës se do të vazhdojë procesin para Panelit Shqyrtues.
Kur në lëndë janë të përfshira fakte veçanërisht të ndërlikuara ,paneli shqyrtues mund ta përcaktojë çështjen si shumë të ndërlikuar dhe të shtyjë afatin për jo më shumë së njëzet (20) ditë tjera  kalendarike  për nxjerrjen e vendimit të tillë.

IV. Shkeljet e ligjit nga autoritet kontraktuese

OSHP do të vendosë një gjobë prej jo ma pak se 5000.00€, ndaj atyre  autoriteteve kontraktues të cilat nuk i respektojnë vendimet ,urdhëresat e OSHP-ës gjegjësisht të Paneleve Shqyrtues brenda tri (3)ditëve të punës.

Ndërsa nënpunësi civil ,punonjësi ose zyrtari i autoriteti kontraktues që dështon në respektimin e urdhrit do të pushohet nga puna dhe do të gjobit me një shumë që nuk është më e vogël se 1000.00€,personi i tillë nuk mund të bëhet prapë nënpunës civil ose zyrtar i një autoriteti kontraktues për një periudhë tri(3) vjeçare pas pushimit nga puna.


Me respekt për Operatoret Ekonomik dhe Autoritetit Kontraktuese.

 

Organi Shqyrtyes i Prokurimit - OSHP
Rruga "Garibaldi",
Pranë ndërteses së Fakultetit te Arteve
Prishtinë, Kosovë

Tel: + 381 38 213 378
Fax: +381 38 213 378

Email: oshp@ks-gov.net

Formulari për parashtrim të Ankeses  Shkarko

Raporti i Punes 2009 pdf_small_on
Annual Report 2009  pdf_small_on
Godisnji Raport 2009 pdf_small_on

Momentalisht kemi 3 mysafirë në linjë