Home
Profili PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Mirësevini në faqen zyrtare të Organit Shqyrtues të Prokurimit - OSHP

 
Organi shqyrtues i Prokurimit (OSHP), konform nenit 96 të Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës, teksti i spastruar 2007/20, është themeluar (zgjedhur) prej Kuvendit të Republikës së Kosovës me vendimin nr.2877 të datës 31 Korrik 2008.

Organi Shqyrtues i Prokurimit punën e vet zyrtare e ka filluar me datë 01.08.2008. OSHP selinë e vet e ka në rrugën Garibaldi, në Prishtinë.

OSHP përmes paneleve të veta shqyrtuese të cilat i cakton kryetari i OSHP-së, është përgjegjëse për zbatimin e procedurave ankimore për shqyrtimin e lëndëve të prokurimit sipas pjesës XIII të LPP-së dhe ka autoritet dhe përgjegjësi ligjore për këtë pjësë të ligjit.

OSHP në bazë të një kërkese - ankese  me shkrim të një Operatori Ekonomik ose Autoriteti Kontraktues, është i autorizuar që ta shqyrtojë atë kërkese - ose ankesë dhe konform afateve ligjore të nxjerrë një vendim me shkrim për mënyrën e vendsojes së asaj lënde, objekt i të cilës është shqyrtimi i prokurimit publik.test2(1)

Gjithashtu, OSHP ka autorizim dhe përgjegjesi që të rishikojë dhe vendos vlefshmërinë e cdo vendimi, veprimi, mase, interpretimi ose rregullimi të nxjerrë, të përdorur ose shapllur nga Agjensioni i Prokurimit Publik ose KRPP.


 Vendimet që mirren nga OSHP janë:


       -  Vendimet mbi shqyrtimin e prokurimeve
       -  Shqyrtimi i vendimeve të APP-së
       -  Shqyrtimi i vendimeve të KRPP-së
       -  Vendimet mbi masat Ndëshkuese
       -  Ankesat e refuzuara (të pakompletuara)

 

Kurse të gjitha vendimet dhe urdhërat e OSHP-së , të nxjerrura sipas nenit 95.2 të LPP-së mund të shqyrtohen nga një gjykatë (në Gjykatën Supreme të Kosovës) përmes padisë - sipas procedurës së konfliktit administrativ.

Mirëpo dorëzimi, dërgimi, ose rezultati i kërkesës së OE për shqyrtim gjyqësor sipas nenit 114 të LPP-së nuk do te ketë ndikim të metutjeshem ne zbatimin e prokurimit perkates, me perjashtim te komepnzimit te demit ekonomik te paditesit.

OSHP për punen e vet i raporton një herë në vit Kuvendit të Republikës së Kosovës, për mbarvajtjen e procedeurave të shqyrtimit të prokurimit publik, në përputhje me pjesën e XIII te LPP-së.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sipas Ligjit pas kërkesë me shkrim nga Kryetari  i  OSHP-së mund të emëron një ose më shumë persona shtesë si anëtar të përkohshem (ad-hoc) të paneleve shqyrtues dhe ate vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me shtim të konsiderueshëm të rritjes së vëllimit të punëve-shtimit të numrit të lëndëve në PSH të OSHP-së .

OSHP ka edhe  administratën e shërbyesve civil, konform organogramit të OSHP-së të cilin e aprovon Kryetari i OSHP-së  .


Kryetari i OSHP-së

 

Hysni Hoxha

 

 

Organi Shqyrtyes i Prokurimit - OSHP
Rruga "Garibaldi",
Pranë ndërteses së Fakultetit te Arteve
Prishtinë, Kosovë

Tel: + 381 38 213 378
Fax: +381 38 213 378

Email: oshp@ks-gov.net

Formulari për parashtrim të Ankeses  Shkarko

Raporti i Punes 2009 pdf_small_on
Annual Report 2009  pdf_small_on
Godisnji Raport 2009 pdf_small_on

Momentalisht kemi 12 mysafirë në linjë